Nje zjarr i madh perfshiu Tirane

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu rreth orës 17.00 të së henes në një magazinë fishekzjarresh tek tregu ushqimor pranë zonës së quajtur qyteti i nxënësve në Tiranë.
Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. Pas përpjekjes për ta shuar zjarrin rojet e magazinave kanë lajmëruar zjarrëfikset.
Zjarri morri përmasa të mëdha i ndihmuar edhe nga lëndët shpërthyese të fishekzjarreve. Vatra e tij doli jashtë kontrollit fill pasi kishin kaluar 30 minutat e para të nisjes së tij.
Forca të shumta policore rrethuan zonën dhe bënë evakuimin e banorëve përreth. Flakët nuk viheshin nën kontroll dhe u kërkuan zjarrfikëse shtesë nga rrethet e Durrësit dhe Krujës. Shpërthimet e forta të fishekzjarreve vunë në panik banorët.
Pas më shumë se 30 shkarkimesh të boteve të zjarrfikëseve flakët filluan të shuheshin deri në një normalizim të plotë të situatës.
Zona u mbipopullua nga një numër i madh kureshtarësh dhe banorë të zonës.
Frika më e madhe e policisë ishte se flakët mund të përfshinin një pikë karburanti e cila ndodhej disa metra larg vatrës kryesore të zjarrit si edhe të disa shtëpive që ndodheshin shumë pranë.
Vetëm një prej banesave morri zjarr, ndërsa edhe një sërë dyqanesh të bizneseve të vogla që ndodheshin në afërsi të magazinave ku ra zjarri.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimin në lidhje me rënien e zjarrit. Ekspertët largojnë dyshimet se zjarri mund të ketë rënë nga ndonjë shkëndijë elektrike, edhe pse e kanë atë në një ndër pikat e hetimit.
Pistat kryesore mbeten ato të rënies së zjarrit nga pakujdesia si edhe ajo e zjarrëvënies me qëllim. I gjithë operacioni është ndjekur nga afër nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme që e drejtuan atë në afërsi të zonës të përfshirë nga flakët. Deputeti socialist i zonës Sajmir Tahiri u shpreh për Top Channel se do t’i kërkojë bashkisë një fond të vecantë për tregëtarët e dëmtuar nga zjarri.
Tahiri: Ndërhyrja mund të kishte qenë më efikase
Ndërsa deputeti socialist i zonës së ish-Kombinatit, Sajmir Tahiri, në një prononcim për Top Channel u shpreh se ndërhyrja e zjarrfikësve dhe njësive të tjera mund të kishe qenë më efikase.
“Është një ngjarje shumë e rëndë për banorët e lagjes së Kombinatit. E them me bindje se një ndërhyrje më energjike e zjarrfikësve do kishte mënjanuar shumë pasoja, që tashmë janë të pallogaritshme. E them këtë me bindje pasi në fillim ishte e pamundur të gjeje zjarrfikës për t’i sjellë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Tahiri.
Deputeti përshëndeti hetimet që kanë nisur dhe kërkoi që në këtë proces të shqyrtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme.
“Kërkoj edhe nga bashkia një fond të vecantë për tregtarët e dëmtuar nga zjarri, si dhe përjashtimin e tyre nga taksat”, shtoi ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Elbasan, vetura përplas makinën e policisë
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Elbasanit, ku një veturë me shpejtësi ka goditur një makinë policie. Durrës, vritet armë 40-vjecari
Një person është vrarë me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit. Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë kur dy mjete janë përplasur ballë për ballë. Humbën jetën në kampet naziste
Ashtu si cdo 20 nëntor edhe këtë vit janë përkujtuar në Durrës të rinjtë që u internuan në Mathauzen dhe kampet e tjera të përqëndrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur
Nga përplasja e tre automjeteve në Kukës, një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën lehtë.
Lajmet kryesore
Dëshmon Prifti: Video origjinale
“Për naftën më ofruan 1 milion dollarë”
Biznesi, pa para edhe në 2012-ën
Vendi drejt krizës energjitike
Festa e Pavarësisë në Britani