Tirane qetesohet situata tek Unaza e Re

Ka marrë fund makthi i shpërthimeve dhe zjarrit masiv që përfshiu një magazinë me fishekzjarre në zonën tek kryqëzimi i Unazës së Re.
Forcat e zjarrfikësve, në mbështetje të të cilave mbërritën edhe kolegët nga qytetet e tjera të afërta me Tiranën, shprehen se tashmë situata është nën kontroll, pasi intensiteti i flakëve ka rënë pothuajse në zero.
Zjarri, që dyshohet se ra për shkak të një shkëndije elektrike apo për ndonjë veprim pakujdesie, u përhap me shpejtësi dhe bëri që të shpërthenin fishekzjarret që ndodheshin në ambjentet e magazinës.
Shumë shpejt situata u rëndua dhe forcat e policisë, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, evakuan me shpejtësi banorët e zonës.
Sipas burimeve policore, për vendosjen nën kontroll të flakëve u angazhuan dhjetë makina zjarrfikëse, të cilat punuan për pothuajse dy orë.
Frika më e madhe ishte se flakët mund të përfshinin një pikë karburanti që ndodhet aty pranë, pas shkrumbimit të disa bizneseve të vogla.
Në vendin e ngjarjes ishte edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili mbikëqyri dhe koordinoi nga afër operacionet për shuarjen e zjarrit masiv.
Autoritetet njoftojnë se për fat të mirë nga zjarri dhe shpërthimet nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Durrës, vritet armë 40-vjecari
Një person është vrarë me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit. Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë kur dy mjete janë përplasur ballë për ballë. Humbën jetën në kampet naziste
Ashtu si cdo 20 nëntor edhe këtë vit janë përkujtuar në Durrës të rinjtë që u internuan në Mathauzen dhe kampet e tjera të përqëndrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur
Nga përplasja e tre automjeteve në Kukës, një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën lehtë. Kakavijë, ndalohen 10 kilogramë marijuanë
10 kilogramë marijuanë u sekuestruan ditën e dielë, pas një kontrolli të kryer nga policia kufitare në pikën doganore të Kakavijës.
Lajmet kryesore
Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Bashkia: Të identifikohen fëmijët në nevojë