Përleshje në Mitrovicë, plagosen 8 të rinj serb
MITROVICE-Tetë serbë, kryesisht të rinj, janë plagosur gjatë një përleshjeje të martën në mbrëmje në Zvecan.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti ka thënë se në këtë sherr kanë marrë pjesë gjithsej 14 të rinj dhe policia ka identifikuar gjashtë prej tyre. Mësohet se të rinjtë e konfliktuar janë prej moshës 19 deri në moshën 21 vjeç, ndërkohë që po hetohet intensivisht në identifikimin e të tjerëve.
Sipas tij, gjatë përleshjes janë dëmtuar edhe dy automjete civile.
“Kemi gjashtë persona të dyshuar dhe, edhe pse jemi në dijeni për cilët persona bëhet fjalë, policia ende nuk ka arritur t’i arrestojë pasi janë larguar në drejtim të paditur”, tha Mehmeti.
(d.b/BalkanWeb)