E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vjedhin shtyllën e tensionit të lartë për skrap, arrestohen

ELBASAN.- Tre të rinj u arrestuan në flagrancë gjatë kësaj fundjave nga policia e Elbasanit pasi u kapën duke vjedhur një shtyllë të tensionit të lartë, të cilën do ta shisnin më pas për skrap. Ngjarja, sipas policisë u regjistrua në fshatin Kodër Bujaras të komunës Tregan 15 km larg Elbasanit .Tre të rinjtë , banorë të fshatrave të rrethit të Elbasanit në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë prerë me oksigjen dhe kanë çmontuar plotësisht një shtyllë të tensionit të lartë e cila ishte përkohësisht jashtë funksioni. Ndërkaq materialin metalik tre të rinjtë e kanë ngarkuar në një kamioncinë, me qëllim transportin e tij drejt pikës së shitjes për skrap. Policia, e informuar për vjedhjen, ka arritur që ti kapë në flagrancë tre të rinjtë hajdutë dhe ndaj tyre është bërë arrestimi në flagrancë. Gjithashtu u janë sekuestruar materialet e vjedhura dhe mjeti me të cilin po e transportonin atë drejt pikës së grumbullimit të skrapit. Burime zyrtare të policisë locale bënë të ditur se në pranga përfunduan shtetasit, Indit Shehu, 22 vjec, nga fshati Katund i Ri, Elton Poda 25 vjec nga Xibraka dhe Klajdi Sulanjaku 23 vjec nga Kuqani. Ky i fundit sipas policisë ishte me arrest shtëpie për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë. Materialet në ngarkim të tre shtetasve të sipër përmëndur i kaluan prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme .
(s.g/f.p/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›