LSI, Haxhinasto: I domosdoshëm pakti kombëtar për integrimin
TIRANË- Në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i bëri edhe njëherë apel forcave politike të nisin punën për arritjen e një pakti kombëtar me qëllim marrjen e një opinioni pozitiv nga BE në tetor.
“Lëvizja Socialiste për Integrim rithekson domosdoshmërinë e nisjes sa më parë të një procesi për të arritur në një pakt kombëtar për integrimin, për t’i dhënë cilësi dhe shpejtësi të re procesit të integrimit në BE. Ne vlerësojmë se ky pakt në formën e një marëveshje të shkruar politike, ose edhe të një ligji duhet realizuar sa më parë me qëllim që BE dhe partnerët e tjerë të marrin mesazhin e qartë se angazhimi i partive politike në procesin e integrimit të vendit nuk është taktik po është i vërtetë dhe jep rezultate konkrete”, tha Haxhinasto.
Duke e vënë theksin tek integrimi i vendit, Haxhinasto tha se është e rëndësishme të mblidhet sa më shpejt edhe tryeza e integrimit.
“Është shumë e rëndësishme të mblidhet sa më parë tryeza e integrimit, e cila duhet të adoptojë planin kombëtar për integrimin, plan që përmban veprimet dhe ligjet që duhen miratuar”, nënvizoi kreu i diplomacisë.
Haxhinasto përmendi edhe njëherë mesazhin e dy ministrave të Jashtëm të Iltalisë e Greqisë, të cilë pak ditë më parë vizituan Shqipërinë, me qëllim dhënien e ndihmës për integrimin.
“Mesazhet nga BE sic theksuan edhe Fratini dhe Lambrinidis theksojnë se nevoja e arritjes së një pakti për Evropën është e domosdoshme me qëllim që BE të marrë një opinion pozitiv për Shqipërinë në tetor të këtij viti”, tha Haxhinasto
Kreu i diplomacisë shqiptare, gjithashtu bëri thirrje për fillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
(m.a/BalkanWeb)