Kodheli: Nisma e re në Kuvend, të hiqet TVSH për ushqimet e ilacet
TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli në një prononcim për gazetarët bëri publike një nismë të re, që Partia Socialiste pritet të paraqesë të hënën në Kuvend. Deputetja e majtë kërkoi të hiqet TVSH-ja për produktet bazë me qëllim uljen e barrës fiskale, sic tha ajo.
“Në kushtet kur Shqipëria kalon një krizë të rëndë ekonomike, ka një rënie drastike të fuqisë blerëse, heqja e TVSH-së për produktet si veza, qumështi, buka e ilacet dhe përgjysmimi për disa produkte të tjetra bazë do të ishte e vetmja rrugë për lehtësimin e kësaj barre të rëndë fiskale që rëndon mbi ta”, tha Kodheli.
Kodheli sqaroi më tej se PS do të jetë në Kuvend për të luftuar krizën ekonomike duke mbështetur qytetarët shqiptarë.
“Cmimet e ilaçeve janë rritur me 10%, ndaj e pamë shumë të rëndësishme që të hiqet TVSH mbi ilacet, kjo është nisma që do të prezantojmë në Kuvend. Shqipëria paguan sot shumë taksa, do luftojmë në Kuvend që të lehtësohet barra fiskale. Të shohim si do të reagojnë oborrtarët e pushtetit,n e jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi”, nënvizoi Kodheli.
(m.a/BalkanWeb)