E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elbasan, vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit dënon me 22 vite burg Arbër Paplekajn

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 22 vite heqje liri Arber Paplekal, i cili qëlloi për vdekje Pjerin Xhuvani me 21 Prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti mes përkrahësve të maxhorancës dhe opozitës, kur policia edhe pse ishte e pranishme nuk ndërhyri.

Vendimi u dha pas 2 vitesh hetim dhe dëgjimin e 55 dëshmitarevë në Gjykatën e Elbasanit. Gjyqtarja Matilda Fetau dënoi Arbër Paplekajn me 22 vite heqje liri me akuzën vrasje ne rrethana cilësuese. Papleka ishte roje personale e ish drejtuesit të PD për Elbasanin në këto zgjedhje Gazmend Bardhi.
Avokati i Paplekajt Mirash Martinaj akuzoi Prokurorinë dhe Gjykatën se ka fshehur episodin e ngjarjes duke deformuar çështjen. Ai tha se do të  vazhdojë ankimimin. 
Policia edhe pse ishte e pranishme gjatë konfliktit nuk ndërhyri. Dy ish nëndrejtorët e Komisariatit të Elbasanit, u dënuan me 1 vit shërbim prove, ndërsa 7 efektivet e forcave Shqiponja me 8 muaj shërbim prove. 

Gazetare Eriselda Dyrmishi

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›