Publikohen datat për aplikimin në universitete

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur maturantët mund të aplikojnë për në universitet. Studentët do të kenë mundësi të aplikojnë këtë vit vetëm në 2 raunde.
Pas raundit të fundit kandidatët do të regjistrohen në fakultete deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Maturantët që mbyllën me sukses provimet e Maturës Shtetërore do të kenë mundësi të aplikojnë për në universitet nga data 29 korrik deri më 3 gusht.
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj sqaron se aplikimi ashtu si në vitet e tjera do të bëhet në portalin U-Albania dhe se kriteri bazë mbetet mesatarja, e cila duhet të jetë minimalisht 6, 5 për të pasur të drejtën e aplikimit.
Studentët do të kenë mundësi të regjistrohen këtë vit vetëm në 2 raunde dhe jo në tre siç ka funksionuar vitet e tjera.
Edhe maturantët të cilët kanë mbetur në ndonjë provim të maturës do tu jepet shansi të aplikojnë për studime të larta , por vetëm në raundin e dyte të aplikimeve.
Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët mund të vijojnë të regjistrohen në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Gazetare Keti Toroveci
/RTSH/