Elbasan, vret me armë nënën dhe motrën
ELBASAN- Nënë e bijë janë gjetur të vrara në banesën e tyre. Ngjarja e rëndë, ende e pazbardhur nga policia ka ndodhur në qytetin e Elbasanit dhe ka per autor djalin e familjes, Leonard Lenkaj, i cili eshte arrestuar. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, krimi ka ndodhur në lagjen 11 nëntori të qytetit.
Nuk dihet ende ne cfare rrethanash djali ka ekzekutuar me arme nene e tij, Donika, 60 vjec dhe te motren, por ajo qe dihet eshte se ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te nates dhe eshte zbuluar vetem sot ne mesdite. Efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen.