Elbasan, vritet me armë ish-agjenti i antidrogës
Menjëherë pas ndodhjes së krimit, policia ka mbërritur në vendngjarje, nga ku ka bërë të ditur se shtetasi Roland Rexhepi, 42-vjeç është qëlluar nga dy persona. Sipas policisë, autorët e krimit ishin të pajisur me armë dhe të maskuar.
Pasi kanë kryer misionin e tyre, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me anë të një motorri, të cilët e kishin me vete. Rexhepi është qëlluar sapo ka dalë nga benesa e tij. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë, pasi mjekët nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë për shkak të plagëve të marra.
Deri më tani, hipoteza e këtij krimi është ajo e hakmarrjes, pasi 42-vjeçari Rexhepi ka marrë pjesë në operacionet e antidrogës. Ai ishte liruar nga puna para pak kohësh. Gjithsesi, policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Policia ka nisur aksionin për kapjen e autorëve.