E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon në katër numri i të prekurve me A (H1N1)

Analizat e bëra rezultuan se marinarët, të cilët ndodheshin në vendin tonë, janë të prekur me A (H1N1). Lajmi është bërë i ditur nga specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bimo, e cila ka theksuar se marinarët e huaj kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit në fjalë.

Analizat janë dërguar nga Rumania, që treguan se këta persona ishin të prekur nga kjo sëmundje. Marinarët janë larguar nga Shqipëria tashmë, por kjo tregon praninë e virusit në vendin tonë.

Dy ditë më parë, edhe një student nga Gjirokastra u prek nga virusi, që po përhapet në të gjithë botën. Megjithatë, në një deklaratë të djeshme, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo deklaroi se nuk ka vend për panik në popullatë dhe jeta duhet të vijojë normalisht.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›