Mirditë, 17 vjeçarja vret gabimisht babain
Vajza në përpjekje për të ndaluar dhunën e të atit ndaj nënës ka qëlluar gabimisht babain me thikë. Hemoragjia i ka shkaktuar vdekjen burrit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Arrëz të komunës Kacinar të Mirditës, ku Gjergj Gjoka ka humbur jetën, pas goditjes pa dashje nga 17-vjeçarja, e cila është arrestuar nga policia.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza pasi ka parë skenën e tmerrshme të dhunës, ku 43-vjeçari ka kërcënuar gruan me anë të një arme Kallashnikov, teksa e rrihte, ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Vajza A. Gjoka ka ndërhyrë për të shuar sherrin në familje, por përpjekja përfundoi në tragjedi. Në momentin e krimit, burri ishte i dehur nga pija alkoolike që kishte konsumuar, teksa ka goditur edhe vajzën.
Krimi i ngjason më shumë një skene filmi se sa një realiteti të brishtë njerëzor. Ambulanca që mbërriti pak më vonë, u kthye mbrapsht, pasi 43-vjeçari ndërroi jetë. Policia ka arrestuar vajzën, nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia.