Elbasan, vritet për hakmarrje44-vjeçari, identifikohet autori

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Viktima, Hyqmet Pisha FOTO/ Vrasja në qendër të qytetit
ELBASAN - Policia identifikon pas afro 2 orësh, vrasësin e 44-vjeçarit të ekzekutuar sot në qëndër të qytetit të Elbasanit. Ai është Fisnik Korra dhe është shpallur në kërkim. Ai e ka braktisur automjetin e tij në dalje të qytetit. Në vitin 1997, Pisha kishte vrarë Qemal Korrën.
Hyqmet Pisha, ish i dënuar me 17 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim, është ekzekutuar në qendër të qytetit të Elbasanit. Vrasja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në një lokal pranë zyrave të gjendjes civile. Nga të dhënat e para mendohet se vrasja është kryer me pistoletë. Policia në vendngjarje gjeti 7 gëzhoja pistolete.
Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe një kalimtare. E plagosura Lindita Calladej ndodhet në spitalin e qytetit, informon korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja.
Mendohet se 44 vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu pasi kishte kryer dënimin me 17 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
(Foto: Viktima Hyqmet Pisha)
(Foto: E plagosura)
POLICIA: AUTORI NË KËRKIM
Sipas të dhënave të para autori është afruar me një makinë me targa angleze. Ka dalë nga makina dhe pasi i është drejtuar viktimës e ka qëlluar 7 herë me pistoletë. Më pas është larguar po me makinë me targa KJ 53 LUD.
PISTAT E HETIMIT
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarres lidhur dhe me të kaluarën e tij. Ndërkohë që nuk përjashtohen dhe pistat e tjera të hetimit. Pisha ishte pronar i një pike grumbullimi skrapi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)