E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permet, kandidati i PPSH mallkon: Kushs’më jep votën, u bëftë qen e mace

Të tjera rreth shkrimit VD/Në 2009 mallkoi: U daltë kanceri GJIROKASTER- Katër vite më parë, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, u bë i njohur me deklaratën e tij “ai që nuk më voton mua i daltë kanceri mu në grykë”.
 
Edhe kësaj here, për zgjedhjet e 23 qershorit, Kasaj vjen me një tjetër mallkim për elektoratin që s’do t’i japë votën.
 
Në televizion lokal “AOS”, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, ka lëshuar një tjetër deklaratë të bujshme.
 
“Ata që s’më japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”, ka thënë Kasaj këtë herë.
 
Politikani Kasaj është bërë i famshëm vetëm për shkak të mallkimeve popullore që hedh mbi njerëzit që i mendon si jo mbështetës të tij.

Kjo është video e intervistës së dhënë për televizionini lokal katër vite më parë, ku Kasaj i thotë elektoratit "ai që s'më jep mua votën i daltë kanceri mu në grykë".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›