Elbasan zbulohen bizhute e Bulqizes
23 vjeçari Përparim Bala i cili u vetëvra mbrëmjen e se martës ndërsa po i ikte policisë se Elbasan, rezulton person i disa vjedhjeve dhe grabitjeve.
Me te fundit e realizoi ne Bulqizë, ku sulmoi një tregtar argjendarie.
Policia e Elbasanit i gjeti me vete një sasi bizhuterish dhe disa telefona celular.
Ne te njëjtën kohe policia e Bulqizë zbuloi makinën me te cilin dy autoret kishin realizuar grabitjen.
Mjeti tip Golf 3 me ngjyre te zeze, ishte braktisur dhe djegur ne Zozg te Librazhdit. Zyrtarisht thuhet se Bala u vetëvra për te mos iu dorëzuar policisë.
Gjate nje kontrolli rutine te policisë, 23 vjeçari kërcënoi me arme policet e postbllokut. .
Për tu shpëtuar atyre rrëmben një makine prone e çifti nga Durrësit. Por vetëm pak kilometra pranë urës se Murrashit ai i jep fund jetës me vetëvrasje.