Qeveria miraton planin e ri te frekuencave kombetare te komunikimit
Ekzekutivi miratoi sot planin e ri të frekuencave kombëtar të komunikimit. Në vlerësimin e Kryeministrit frekuencat kanë një rëndësi për çdo vend.
“Plani i ri shënon vendosjen e standardeve evropiane, shërbime të bazuara në teknologjitë më të avancuara. Ky revolucion bën që shqiptarët të komunikojnë si qytetarët e vendeve të zhvilluara. Ishte e dhimbshme kur shqiptarët paguan tre herë më shumë se qytetarët austriakë”, vuri në dukje Berisha.
Pjesë e vendimeve të kësaj mbledhje ishte dhe ngritja e disa HEC-eve, me qëllim hapjen e sa më shumë vendeve të punësimit.
Ndalur në një moment të tillë, kreu i ekzekutivit hodhi poshtë pretendimet e opozitës për shifra në rritje të papunësisë në vend. “I vetmi vend në rajon që nuk ka patur rritje të papunësisë, sepse kemi pasur rritje ekonomike katër herë më të lartë se mesataren e rajonit. Për shkak të urbanizimit për shkak të kalimit të madh të krahut të punës nga fshati në qytet, duke u përballur me një presion të madh, por rritja e investimeve të huaja, vendase dhe publike ka çuar në krijimin e qindra mijëra vendeve të punës dhe ka bërë të mundur që papunësia të mos rritet. Të flasësh për një milion të papunë në një vend që në të gjithë statistikën zyrtare kombëtare e ndërkombëtare ka 1 milion e 40 mijë vetë forcën punëtore, do të thotë që je ftohur në të gjitha anët”, u shpreh Berisha. Njëkohësisht, një tjetër vendim ishte dhe vendosja e sistemit të monitorimit on line të industrisë lojërave të fatit, bixhozit, që Kryeministri e cilësoi si industria e mëkatit.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha firmosi vendimin e qeverisë, sipas të cilit kontrolli i kasave fiskale tek bizneset do të kryhet një herë 24 muaj. Ky kontroll është ulur progresivisht, nga 1 herë në 6 muaj, më pas një herë në vit dhe tani një herë në 2 vjet. Tarifa për kontrollin zbret në 4 mijë lekë nga mbi 9 mijë që ishte. Me këtë vendim kryeministri është shprehur se synohet ulja e kostove financiare për kompanitë private të biznesit dhe njëkohësisht dhe për shoqëritë e autorizuara.