E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/Sherr ne lokal, theret me thike

Policia e Elbasanit ka shpallur ne kerkim diten e djeshme 58-vjecarin Selim Kasa, me banim ne lagjen "5 Maji", i cili dyshohet se pas nje grindje banale ka masakruar me thike Ramazan Zeneli, 52 vjec . Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal te lagjes ku dy personat banonin. Pas grindjes me fjale, vendin e ka zene thika, ku Zeneli eshte goditur disa here ne trup nga Kasa. Autori eshte larguar ne drejtim te paditur, kurse i demtuari perfundoi ne spital ne gjendje te rende. Klientet ne lokal ndoqen sherrin mes dy burrave, por pa mundur te parandalonin pasojat.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›