E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga per perdhunim, Taullajt

Durres- Perdhunimi dhe keqtrajtimi i te dashures i ka kushtuar per here te dyte prangosjen, te dyshuarit si anetar i "Bandes se Durresit", te drejtuar nga Lulzim Berisha. Forcat speciale te RENEA-s dhe ato te policise se Durresit kane arrestuar mbremjen e djeshme ne zonen e plazhit, Edmond Taullajn 23-vjec, i njohur ndryshe edhe si vellai i Indrit Taullajt, i arrestuar gjate vitit te kaluar ne kuader te operacionit te koduar "Spitalla 2". I riu eshte denoncuar nga e dashura e tij studente ne Universitetin e Durresit, 22 vjecarja me inicialet E. Rr., qe kerkoi ndihmen e bluve pasi 23-vjecari, e rrihte here pas here dhe perdhunonte. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per gazeten "KJ" dhe bene me dije se Taullaj, ka qene i shoqeruar vitin e kaluar se bashku me te vellane dhe me pas u la i lire.

Arrestimi

Te pakten 50 forca kane zbarkuar ne lagjen nr. 13 te Durresit, e njohur ndryshe dhe si Plazhi. Edmond Taullaj eshte prangosur ne banese, pa i bere asnje rezistence specialeve te RENEA-s, qe ishin siguruar per levizjet e te dyshuarit. Pas arrestimit, 23-vjecari eshte njohur me akuzen, "ushtrim dhune" ndaj te dashures se tij. Por burime zyrtare thane se i riu dyshohet edhe per veprimtari kriminale ne kuader te grupit "Banda e Durresit", e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe vellai i te dyshuarit, Indrit Taullaj. Finalizimi i operacionit u deklarua rreth ores 18:00, nderkohe qe komisariati konfirmoi depozitimin e denoncimit nga 22 vjecarja E. Rr., banuese po ne Durres.

Denoncimi

"Ai me keqtrajton here pas here dhe nuk mund ta duroj dot me. Kerkoj ndihmen tuaj pasi ndihem e kercenuar". Keshtu eshte shprehur 22 vjecarja gjate denoncimit qe ka bere ne komisariat. Menjehere jane angazhuar agjentet e Krimit te Organizuar, pasi i dyshuari njihej si kontingjent kriminal dhe i shoqeruar me pare gjate operacionit "Spitalla 2". Vajza ka treguar edhe shenjat e dhunes ne trup, ndersa ka pohuar se ai ishte i dashuri i saj. "Jo vetem me ka rrahur, por edhe me ka perdhunuar dhe shkaktuar deme shendetesore me shume se nje here", eshte shprehur vajza studente per hetuesit. Ngjarja e fundit sipas saj kishte ndodhur ne apartamentin e 23-vjecarit, ne vendin e quajtur "Ullishte Spitall", ku Taullaj e conte shpesh te dashuren e tij per te kaluar disa ore. Policia tha se mbi 23-vjecarin Edmond Taullaj rendon akuza e "perdhunimit dhe ushtrimit te dhunes fizike ne menyre sistematike".

Arrestimi i Edmond Kocit

I dyshuari Edmond Taullaj eshte personi i dyte qe brenda 10 diteve bie ne pranga dhe qe njihet si anetar i "Bandes se Durresit". Me 15 dhjetor te ketij viti, specialet e RENEA-s arrestuan ne nje lokal lojerash sportive ne qytetin bregdetar, te kerkuarin prej vitit 2006 si anetar i bandes, Edmond Kocin. Ne momentin e aksionit, 30-vjecari ka bere rezistence, duke nxjerre armen tip pistolete me fishek ne goje qe mbante me vete, por nuk ka arritur te qelloje. Specialet kane arritur ta neutralizojne ne kohe, duke shmangur demet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›