E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, 7 vjet burg pedofilit

Vlore- Ngacmimet seksuale ndaj nje te mituri dhe tentativa per ta dhunuar i kane kushtuar 7 vite burg nje te pandehuri te moshuar. Gjykata e Vlores ka dhene fajesi per 61-vjecarin Ksenofon Janku, i cili ishte arrestuar 8 muaj me pare pas denoncimit te prinderve te femijes 7-vjecar, per vepren penale te "kryerjes se marredhenieve homoseksuale me dhune, te mbetur ne tentative". Janku mesohet se gjate kohes qe ka ndodhur ngjarja punonte si roje privat ne nje nenstacion elektrik ne qytetin e Vlores, se bashku me babane e te miturit A. M. Femija ka dale per te luajtur me shoket ne afersi te nenstacionit dhe ne kete moment i moshuari e ka thirrur duke i thene se do i jepte nje porosi per te atin. Kur femija i eshte afruar ai e ka mashtruar duke i thene se porosia gjendej ne nje prej ish-dhomave te Fabrikes se Cimentos dhe aty e ka zhveshur duke tentuar ta perdhunoje. Femija ka bertitur dhe nje kalimtar qe i ka degjuar dhe ka nderhyre duke shpetuar te miturin, ndersa ka gjetur edhe rojen te zhveshur. I moshuari nuk e ka pranuar akuzen per asnje moment, duke e quajtur akuzen nje montim te qellimshem. Trupi gjykues ka dhene 7 vjet burg, nga 8 qe kerkoi prokuroria.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›