E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet,Meta letër zyrtarëve të SHBA-së:Monitoroni zgjedhjet

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtarëve të SHBA-së lidhur me zgjedhjet e qershorit në Shqipëri duke kërkuar monitorim në mënyrë që të realizohen zgjedhje demokratike. Në këtë letër, Meta shpreh shqetësim për angazhimin e qeverisë për zgjedhjet e ardhshme. "Jemi të shqetësuar për zgjedhje të lira dhe demokratike në vend", shkruhet në letrën e Metës. Meta i ka kërkuar zyrtarëve të SHBA-së, që ky vend të dërgojë sa më shumë vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri. "Është shumë e rëndësishme që këto zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të plotësojnë standardet. Ndaj është thelbësore që të monitorohen", shkruan Meta. Kjo letër i është dërguar anëtarëve të Departmanentit Amerikan të Shtetit, anëtarëve të Kongresit Amerikan, anëtarëve të Departamentit të Tregëtisë në SHBA si dhe ambasadorit të Shqipërisë në SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›