Rama:Qeveria, padrejtësi mbi biznesin e vogël
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është shprehur sot se qeveria ka vendosur padrejtësisht taksën mbi tatim fitimin për biznesin e vogël. Sipas tij bizneset e vogla sot i duhet të përballen jo vetëm me efektet e krizës që po prek sipërmarrjet por dhe me këtë taksë që është " një befasi e papërshtatshme" Ai shtoi se po bëhet politikë në kurriz të biznesit të vogël duke rritur barrën e pasojave nga taksat e vendosura nga qeveria. Rama tha se bizneset e vogla tatohen njësoj si bizneset e mëdha duke bërë që përveç krizës të përballojnë edhe me këtë masë pa asnjë kriter të qartë të administrimit të saj. Rama duke e kundërshtuar këtë vendim të qeverisë për bizneset e vogla premtoi se me ardhjen në pushtet të kësaj force politike do të ndryshojë marrëdhëniet e krijuara mes shtetit dhe biznesit të vogël duke i dhënë ndihmë.