E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani/ Braktisin ekipin skane para per jetesen

Lojtaret e Elbasanit po kalojne nje periudhe krize te jashtezakonshme. Mosmmarrja e pagave qe prej fillimit te sezonit ka vene me shpatulla pas murit jo vetem lojtaret vendes por sidomos ata te huaj te cilet jane te detyruar te paguajne edhe qira per te luajtur te kjo skuader. Keshtu Mensur Idrizi Kire Ristevski dhe malazezi Aleksander Radovic kane me shume se tri jave qe pasi kryejne stervitjen konsumojne tri vaktet e ushqimit ne mensen e klubit ngujohen ne shtepite e marra me qira pasi skane para as te dalin per nje kafe. Madje dy maqedonasit Ristevski dhe Idrizi kane prej tri ditesh qe jane larguar drejt Maqedonise dhe do te rikthehen ne Elbasan vetem kur dikush nga klubi ti kerkoje per te marre parate e prapambetura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›