E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini/ Daiu Garanci lekesh dhe ju jap Evropen

Perparim Daiu eshte zyrtarisht trajneri i ri i skuadres se Shkumbinit. Lajmin e konfirmojne per Panorama Sport burime zyrtare ne klubin bardhekalter por edhe vete tekniku kavajas. Po kam arritur akordin me drejtuesit e klubit. Me bindi miku im i vjeter Dash Sula. Garancia qe me ofroi ai me beri qe te pranoj drejtimin e Shkumbinit per here te dyte ne karrieren time si trajner. Te them te drejten kam pasur disa pikepyetje te cilat lidhen me anen financiare dhe te ardhmen. Nese ruajme kete grup gje qe presidenca ma ka premtuar une jam i bindur se Shkumbini do te realizoje endrren pra daljen ne Kupat e Evropes. Me lojtaret qe jane aktualisht pjese e Shkumbinit cdo trajner do te ndihej i qete tha trajneri i ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›