E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo fshesen argjentinasve

Dinamo u ve fshesen argjentinasve. Ky eshte lajmi qe ka ardhur nga burime te sigurta prane presidences blu ne nje kohe qe eshte pranuar ekzistenca e mungeses se rrogave. Trajneri Luis Manuel Blanko pergatitesi atletik Marko Konena futbollistet Nestor Martinena dhe Esteban Garcia nuk do te jene me pjese e bluve teksa pas 23 dhjetorit ata do te largohen nga Tirana per te mos u kthyer me. Dhe kjo eshte zgjidhja me optimale per te pasur nje skuader te shendoshe financiare ndonese Dinamo edhe duke qene me kater donatore te fuqishem Sulaj Brace Goci dhe Aliko i habit te gjithe me keto probleme. Por rrjedhoja e krizes globale keshtu te pakten kane dashur ta percaktojne drejtuesit e bluve detyron marrjen e ketyre masave financiare per te pasur nje ecuri me normale ne vazhdim. Jane normale keto masa te cilat i praktikojne shume klube te botes pra duke shitur lojtare kerkojne te mbulojne pjesen tjeter te shpenzimeve qe vetvetiu krijon dhe deficite te pashmangshme. E dinamovitet e kane pranuar dhe problemin e rrogave ku ka lojtare qe kane nga kater muaj qe nuk jane paguar apo dhe pjesetare te stafit te cilet kane nga gjashte muaj qe nuk marrin pagat mujore. Te vetmin qe dinamovitet nuk mund ta diskutonin per ta hequr nga skuadra eshte qendermbrojtesi Lukas Malakarne. Por zor se mbrojtesi do pranoje te rrije ne skuader nese nuk do te kete bashkatdhetaret e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›