Elbasani, Dinamo dhe Besa, trajneret ne veshtiresi
Ekipet shqiptare jane zhytur pothuajse ne krize. Pas perfundimit te faze se pare, emrat e disa trajnereve jane vene ne diskutim per te vijuar me tej pune ne krye te ekipeve te tyre. Pozitat e trajnerit kroat, Zlatko Dalic jane lekundur ndjeshem, pas humbjes me Bylisin, ne javen e kaluar. Kete te shtune, Dinamo do te perballet me Teuten e Durresit. Per blute dhe me teper per trajnerin kroat Dalic kerkohet fitorja, si detyre per te mos cenuar pozitat ne krye te klasifikimi. Teuta e drejtuar nga Sulejman Starova, pas kater ndeshjeve pozitive u mund ne Shkoder, nga Vllaznia ne minuten e fundit. Perballe Dinamos, ne kryeqytet, "djemte e detit" do te tentojne qofte edhe nje pike. Elbasani, pas barazimit 2-2 ne Tirane, nuk e ka bere analizen e zakonshme te ndeshjes. Per trajnerin Mirel Josa, faji bie mbi lojtaret: " Futbollistet e Elbasanit nuk impenjohen maksimalisht ne cdo ndeshje." Ne javet e fundit disa titullare kane braktisur disa here stervitjen e Elbasanit dhe sipas te dhenave shkak eshte bere pakenaqesia e voneses se pagesave nga ana e presidentit, Arben Laze. Ky i fundit e braktisi ndeshjen e Elbasanit, ne stadiumin "Qemal Stafa", para perfundimit, kur te kuqte shenuan golin e dyte. Edhe Besa, qe drejtohet nga Ilir Daja, pas humbjes se fundit eshte ne krize. Ndeshja e mbijeteses, Lushnja- Partizani, do te kete nje te humbur ne fund. Partizani do te shfrytezoje faktorin fushe, per te lene ne fund Lushnjen, qe drejtohet nga Vacil Bici, i cili ne tre ndeshje ka nje barazim dhe dy humbje.
Zevendesimi
Gjashte trajnere nuk jane me, pas fazes se pare. Gjysma e ekipeve te Superiores, Apolonia, Bylisi, Flamurtari, Partizani, Lushnja dhe Besa kane zevendesuar trajneret e ketij sezoni.
Zevendesimi
Gjashte trajnere nuk jane me, pas fazes se pare. Gjysma e ekipeve te Superiores, Apolonia, Bylisi, Flamurtari, Partizani, Lushnja dhe Besa kane zevendesuar trajneret e ketij sezoni.