E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim zhgenjyes, test pa sukses per trajnerin

Kuqezinjte nuk arrijne me teper se nje barazim, 1-1, ne ndeshjen miqesore me Azerbajxhanin. Kapiteni i ekipit tone kombetar Ervin Skela, barazoi shifrat ne 1-1, pak minuta pasi vendasin gjeten golin e pare. Mes te perzgjedhurve te Ari Hanit, kishte pak surpriza. Ne sulm luante i vetem Besart Berisha. Dje ne Baku, kuqezinjte perseriten deri diku ndeshjen me Portugaline, pasi luajten nje pjese te dyte, me nje lojtar me pak. Ne ndeshjen e djeshme miqesore, kombetares iu largua Elvin Beqiri me karton te kuq, ne fund te pjese te pare. Ne fund te 45- minuteshit, Elvin Beqiri ndeshkohet me karton te kuq nga gjyqtari gjeorgjian i ndeshjes. Ishte nje nderhyrje e parregullt e mbrojtesit shkodran, ne afersi te zones dhe me pas, nen ndikimin e protestave te lojtareve tane, shkodrani largohet nga fusha. Pas marrjes se kartonit, lojtaret kuqezi jane shfaqur ne nervozuar ne fushe, por eshte dashur nderhyrja e trajnerit per te qetesuar gjendjen.

Loja

Nje pjese e pare e vaket ne lojen e kuqezinjve, pa shume raste. Kombetarja nuk luajti e organizuar mire dhe pa grinten e duhur ne mesfushe. Mungesat e Canes dhe te Lales solle ndikimin e tyre. Ndryshimet e shumta ne formacion ndikuan ne lojen e kombetares. Elvin Beqiri, ne aq minuta sa luajti, tregoi se eshte i rendesishem ne mbrojtje. Edhe Besart Berisha ne momentin e golit u tregua i sakte, duke pasuar per Skelen. Por loja e kuqezinjve, sidomos e mesfushes nuk ishte ne lartesine e duhur. Ne pjesen e dyte, kuqezinjte krijuan disa raste sporadike dhe mund te kishin fituar ne fund. Gjithsesi, Ari Han mund te kete fituar ndonje lojtar nga kjo ndeshje..

Testimet

Ne pjesen e dyte, duke qene se kombetarja luajti me nje lojtar me pak, nuk pritej shume nga ekipi yne kombetar. Trajneri Ari Han testoi lojtaret e stolit. Trajneri holandez aktivizoi Andi Lilen ne fillimin e lojes, duke larguar mbrojtesin Vangjeli. Me tej eshte larguar Klodian Duro dhe ne vend te tij futet Gilman Lika, i cili luan afro 20 minuta. Ne 10 minutat e fundit, vendin e Besart Berishes e zuri sulmuesi i Hacetepes, Xhevahir Sukaj. Ervin Bulku largohet ne minutat shtese dhe ne loje per ekipin tone kombetar aktivizohet disa minuta Muzaka. Pasi u ka dhene mundesi qe te luajne disa minuta me ekipin kombetar, trajneri holandez pritet te deklaroje pershtypjet per secilin prej tyre.

A. Muraci

Formacioni:

Kombetarja shqiptare zbriti ne fushe me kete formacion: Hidi, Dallku, Beqiri, Curri, Vangjeli, Vrapi, Bulku, Duro, Skela, Lika, Berisha. Ne krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Portugalise, vetem reparti i mbrojtjes kishte te njejtet lojtare, pa ndryshime.

Zhvendosja

Presidenti Armando Duka dhe zevendes presidenti Lutfi Nuri ne pjesen e dyte te ndeshje lane tribunen "vip" dhe u ulen ne bankinen e ekipit tone kombetar. Nderkohe, ne stadiumin ku luhej ndeshja, numri i tifozeve qe mbeshtesnin ekipin e Vogst ishte i pakte ne numer.

Grupi 1 Nd. Gola Pike

Danimarka 3 +4 7

Hungaria 4 +2 7

Portugalia 4 +3 5

Shqiperia 4 +1 5

Suedia 3 +1 5

Malta 4 -11 0


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›