E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakome, banoret bllokojne serish rrugen



Punimet per ndertimin e fshatit turistik ne Kakome, nje prej projekteve me gjigante te turizmit shqiptar, jane bllokuar nga disa banore te fshatit Nivice, te grumbulluar gjate paradites se sotme ne hyrje te Gjirit te Kakomese. Rreth ores 10 e 30 te dites se djeshme, punetoret shqiptare dhe te huaj te firmes Riviera, nuk jane lejuar nga kryeplaku i fshatit dhe njerez rreth tij qe te vijojne normalisht punimet.

Kjo ka detyruar drejtuesit e makinerive t'i fikin ato ne pritje te nderhyrjes se forcave te policise per te normalizuar situaten. Por edhe pse u be hera e dyte brenda pak ditesh qe individe te caktuar bllokojne punimet e firmes, forcat e rendit kane qendruar larg duke mos bere asgje per vendosjen e rregullit.

Ështe per t'u habitur perse policia nuk ka nderhyre per te ndaluar bllokimin e punimeve, edhe pse ka qene prezente ne momentin e ndalimit te makinerive nga disa prej banoreve. Kjo ka krijuar nje situate absurde duke bere qe nje prej projekteve me te medha ne infrastrukturen e turizmit, te mbahet peng i veprimeve arbitrareve te disa individeve dhe i apatise se policise per te mos i lejuar ata te bllokojne punimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›