Kantrimen Shqetesuese kercenimet ne veri
Diplomati i larte amerikan Tom Kantrimen tha se Uashingtoni eshte i shqetesuar me deklaratat e bera javen e kaluar nga zyrtaret serbe ne veri te Kosoves lidhur me zgjedhjet parlamentare me 12 dhjetor.
Keto kercenime nga java e kaluar kane pasur efektin e tyre te deshiruar duke i frikesuar votuesit te cilet deshirojne te marrin pjese ne cfaredo menyre ne jeten publike te Republikes se Kosoves. Ato jane kercenime te besueshme pasi ndodhin ne kontekstin e nje varg incidentesh te dhunshme te drejtuara kunder serbeve ne veri te Kosoves qe bashkepunojne tha Kantrimen beri te ditur RTK.
Me tej zyrtari i larte theksoi se Shtetet e Bashkuara presin dhe inkurajojne qeverine e Serbise te beje cdo gje te mundshme per ta qetesuar atmosferen dhe parandaluar cfaredo dhune te tille.