E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani në sulm për të marrë Hetlem Çapjen

Elbasan - Skuadra e Elbasanit është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e futbollistit të Dinamos, Hetlem Çapja. Çapja ka dalë nga skuadrat zinxhirë të Elbasanit, dhe në vitin 2006 është shpallur edhe kampion i vendit. Pas marrjes së shërbimeve të Dedes dhe Qorrit, ekipi verdheblu ka në provë edhe futbollistin 19-vjeçar, Aldo Mitron.

Nga Elbasani është larguar zyrtarisht deri tani Arian Sheta. Pritet edhe largimi zyrtar i Bejzades, Bakallit dhe Beqirit. Futbollistët e lartpërmendur duket se do të gjejnë strehë në skuadrën e Partizanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›