Manchester United, Vidic: Ferguson s'kuptohet

Kur Alex Ferguson flet, lojtaret e tij e shohin ne sy por veshtire se kuptojne ndonje fjale nga ato qe ai thote. Theksi skocez i teknikut te “Red Devils” e ben shume te veshtire komunikimin me futbollistet e huaj qe luajne me skuadren.
Kete e pohon mbrojtesi serb Nemaja Vidic, sipas te cilit, ne fillim te karrieres ne “Old Traford”, ka pasur shume probleme. “Ne fillim u kerkoja shokeve te me perkthenin fjalet e tij. Prej me shume se 20 vjetesh Fergie ndodhet ketu por theksin skocez e ruan ende. Shume prej lojtareve nuk e kuptojne ate qe thote, vecanerisht lojtaret e huaj, por gjithesesi ai mundohet te na beje te kuptojme”, shprehet Vidic.
Ne te shkuaren edhe shume futbolliste te tjere qe kane kaluar nga “Old Traford” e kane pranuar kete problem qe ekziston ne dhomat e zhveshjes, por mesa duket “gjuha e huaj” nuk e ndalon Sir Alex te korre suksese, gje te cilen e ka treguar gjate 2 dekadave te fundit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code