E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani ngrohet nga afrimet e reja në merkato

Tiranë - Skuadra e Partizanit është ngrohur disi në këtë muaj të ftohtë janari. Tekniku Shpetim Duro ka marrë garancinë nga Presidenti Xhani se nuk do të ketë probleme financiare.

Në stërvitjen e djeshme të skuadrës së Partzanit është prezantuar futbollisti Arjan Sheta. Mbrojtësi është përjashtuar nga skuadra e Elbasanit në këtë merkato të janarit. Gjithashtu nga Elbasani priten edhe futbollistët, Ardit Beqiri, Skerdi Bejzade dhe Egert Bakalli.

Të kuqtë pritet ta zhvillojnë fazën e tyre përgatitore në Greqi. Në vendin fqinj të kuqve do t’u krijohet mundësia të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore me disa ekipe greke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›