E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani në krizë, humbet me Kastriotin 2-0

Verdheblutë e presidentit Laze në krizë të plotë rezultatesh. Elbasani e ka filluar shumë keq sezonin, kur dy herë kampionët e Shqipërisë, pësuan një humbje të pastër 2-0 me Kastriotin në fushën asnjanjëse të qytetit të Lacit, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Krutanët ashtu dhe si kishin premtuar korrigjuan humbjen e pësuar një javë më parë me Besën, të konsideruar prej tyre si të rastësishme. Erald Turdiu realizoi në minutën e 19-të të pjesës së parë, pas asistit të dhënë nga Pikomalek Binogol, ndëkohë që Erion Rizvanolli dyfishoi rezultatin në të 67'. Kastrioti humbi rastin më të mirë për të trefishuar rezultatin kur, Xhejms Osusi nuk arriti të shndërrojë në gol, penalltinë e dhënë nga gjyqtari Bardhyl Pashaj në minutën e 87-të. Penalltia e gjuajtur nga nigeriani u grushtua nga ish-portieri i Kombëtares, Ilion Lika, i cili e devijoi në goditje këndi. Kastrioti arriti fitoren e parë sezonale, ndërsa Elbasani pësoi humbjen e parë. Gjithcka midis tyre është në ekuilibër të plotë, me nga 5 fitore secili ekip në 13 ndeshje, golat: 10-10.

KASTRIOTI-ELBASANI 2-0
Fusha sportive e Lacit
Gjyqtarë: B.Pashaj, D.Rexha-G.Maloku
Bilanci: 13 ndeshje; 5 fitore Kastrioti, 3 barazime, 5 fitore Elbasani. Golat: 10-10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›