E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Polifoni labe” në Vlorë. Talenti Veliu protagonist

Në Vlorë është duke lindur një talent që duhet të marrë në konsideratë. Franc Veliu, djaloshi 19-vjecar. Autor i dy golave në dy ndeshje, por që kanë firmosur gjashtë pikë dhe kryesimin e merituar në renditje. Flamurtari e ka filluar me serioziten më të madh sezonin, duke të riktyer në kujtesë vitet e arta të brezit të lojtarëve të nëdhenj të viteve 80'-90' si Vasil Ruci, Rrapo Taho, Sokol Kushta, etj. Skuadra vlonjate arriti një tjetër fitore të bujshme, edhe pse kësaj radhe kundër një Skënderbeu që nuk po përjeton aspak ditë të mira. Skuadra korcare pësoi humbjen e dytë rresht me rezultatin 3-1, pas asaj të pësuar në Korcë me Teutën, duke dëshmuar se ringjitja në Kategorinë Superiore dhe mbijetesa mes 12 më të mirave do të jetë një mision shumë i vështirë për t'u përmbushur. Flamurtari, i mbështetur dhe nga rreth 4000 shikuesë, e nisi vrullshëm ndeshjen për të kërkuar golin qysh në minutat e para. Dhe ia arriti këtë me anë të brazilianit virtuoz, Junior, i cili realizoi në minutën e 2-të duke dhënë sinjalin më të qartë se Flamurtari mendonte vetëm për tri pikët. Skënderbeu nga miunuta e 55-të luajti me dhjetë lojtarë, kur vlonjati i skuadrës korcare, Shpëtim Imeraj, mori kartonin e kuq, pas dy të verdhëve. Në minutën e 65-të, Ligoraq Tiko barazoi përkohësisht rezultatin, kur shënoi nga pika e bardhë. Rezultati i ekuilibruar qëndroi vetëm 15 minuta, kur zëvendësuesi Franc Veliu shënoi golin e dytë në minutën e 80-të duke cuar shifrat në 2-1. Goleada vlonjate nuk përfundoi këtu, pasi në të 88', ishte Ermir Strati që realizoi edhe golin e tretë të vlonjatëve që solli edhe tri pikët e dyta të Flamurtarit.

FLAMURTARI-SKËNDERBEU 3-1
Stadiumi "Flamurtari", Vlorë
Gjyqtarë: E.Peza, L.Mustafaraj-A.Guce
Bilanci: 96 ndeshje; 37 fitore Flamurtari, 30 barazime, 29 fitore Skënderbeu. Golat: 108-106

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›