E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani ngriti flamurin me 25 nentor 1912

Telegrami per ngritjen e flamurit ne Elbasan qe iu dergua Ismail Qemalit ishte firmosur nga shume patriote te qytetit dhe krahinave perreth mes te cileve spikaste emri i Aqif Pashe Bicakciut Elbasani bashkepunetor i ngushte i Ismail Qemalit. Prof. As. Dr Kujtim Bevapi pedagog dhe historian i njohur ne Elbasan tregon deshmi historike lidhur me Shpalljen e Pavaresise Kombetare. Shpallja e Pavaresise se vendit tone me 28 nentor te vitit 1912 ishte nje kurorezim i te gjitha perpjekjeve te patrioteve atdhetareve dhe gjithe popullit per te hequr qafe zgjedhen turke per te qene i lire i pavarur dhe per te pasur shtetin e tij ashtu si dhe fqinjet e tjere ballkanike.

Por vijon historiani per te arritur deri ne kete moment patriotet u perballen me shume veshtiresi pasi fati i kombit shqiptar kishte kaluar neper disa orbita me te vertete dramatike. Kryengritjet e njepasnjeshme te shqiptareve ne vitet 1910 dhe 1911 ishin preludi i asaj ngjarjeje madhore qe do te vinte me pas. Viti 1912 ishte nje vit i mbushur me ngjarje te trazuara per shqiptaret shprehet Bevapi. Historiani elbasanas ndalet ne aleancat ballkanike ndermjet Serbise Malit te Zi Greqise Bullgarise per te cilat shprehet se synonin ta fshinin nga harta emrin e Shqiperise. Keto vende i shpallen lufte Perandorise Osmane. Me 8 tetor Mali i Zi me 17 tetor Serbia dhe Bullgaria dhe nje dite me vone Greqia. Ato nuk mund te pranonin Shqiperine aleate sepse kishin qellime aneksioniste ndaj trojeve shqiptare. Ndaj dhe shtypi i kohes do te publikonte thirrje qe i drejtoheshin shqiptareve ... te marrim armet dhe te mbrojme kufinjte e memedheut tone. Fitoret e njepasnjeshme te fqinjeve ballkanike ndaj perandorise osmane krijuan kushte te reja per patriotet shqiptare qe ndodheshin jashte atdheut vijon historiani Bevapi sipas te cilit ata vendosen te nderrmernin nje veprim te ri politik qellimi i te cilit te ishte shpetimi i Shqiperise nga copetimi ruajtja e teresise tokesore te saj dhe mbledhja e nje kuvendi kombetar qe do te vendoste per fatin e vendit.

Sipas deshmive historike nismen per kete veprim te ri politik e moren Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi te cilet ndermorren dhe nje tur diplomatik ne disa kryeqytete europiane si ne Bukuresht dhe Vjene ku paten bisedime me diplomate te ketyre vendeve. E vetmja zgjidhje e drejte e ceshtjes shqiptare ishte Shpallja e Pavaresise. Ideja e pavaresise se Shqiperise dhe lajmi i mbledhjes se Kuvendit Kombetar u prit me entuziazem te madh ne Shqiperi. Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti ne Durres ne 21 nentor dhe prej andej do te shkonte ne Vlore. Jane te njohura tashme pengesat dhe veshtiresite qe ne pergjithesi delegatet shqiptare dhe ato nga Kosova hasen gjate rruges per ne Vlore thote historiani Bevapi. Ushtria serbe po perparonte me shpejtesi te rrufeshme ne tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Elbasanit dhe ne keto kushte rrethet patriotike te qytetit u vune perballe detyres urgjente te shpalljes se pavaresise me qellim qe autoritetet ushtarake serbe te viheshin para nje fakti te kryer thote Bevapi. Sipas tij ne 25 nentor te vitit 1912 Elbasani shpalli i pari pavaresine duke vene keshtu gurin e pare ne themelet e Pavaresise Kombetare. Pas ketij akti ne telegramin qe i dergohej Ismail Qemalit ne emer te popullit te Elbasanit thuhej se gjithe populli i Elbasanit myslimane dhe te krishtere me nje ze kane pranuar indipendencen e Shqiperise.

Firmetaret e ketij telegrami ishin Aqif Pashe Elbasani Abdulla Bej Tirana Venemin Deliana Ali Agjahu Refik Myftiu Sheh Mahmut Guma Sheh Hysen Sulova Ruzhdi Alushi Alush Saraci Venemin Nosi Kole Papajani Emin Haxhiadem Shijaku Ymer Peni Hysen Dakli Hysen Hostopalli Serafin Jorgaqi Dhimiter Paparisto Shefqet Bej Verlaci Hasan Bej Bicakciu Fuat Bej Kahremani Servet Bej Zylfi Demir Bej Sulcebeu Sheh Xhaferr Pasmaqi Taqi Buda Haxhi Nikolla Jorgaqi Rrapush Demeti Mahmut Hakani Isuf Bej Taushani Hasan Ciftja Demir Zenelhoxha Hafez Sulejman Kungulli dhe Dhimiter Dhimitruka. Ngritja e Flamurit Kombetar ne Elbasan konsiderohet nje moment shume i rendesishem ku vecanerisht shquhet Aqif Pashe Elbasani per te cilin sipas historianit Bevapi Ismail Qemali do te shprehej cvend do te kem une ne histori nuk e di. Sa per ju Aqif Pashe Elbasani emri juaj do te jete i shquar neper faqet e ndritura te historise. Historiani Bevapi shton se ky vleresim i patriotit Ismail Qemali per Aqif Pashen nuk ishte i rastit.

Shpallja e Pavaresise Kombetare. Nje dite pas shpalljes se pavaresise ne Elbasan te njejten gje do te benin patriotet e Tiranes dhe Durresit dhe ne 27 nentor ata te Kavajes Peqinit dhe Lushnjes. Te gjitha keto perpjekje do te kurorezoheshin ne 28 Nentor ne Vlore me ngritjen e Flamurit Kombetar dhe Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise nga Ismail Qemali. Ne kuvendin historik te Vlores ne 28 Nentor te vitit 1912 Elbasani do te perfaqesohej nga Lef Nosi Shefqet Daiu Mithat Frasheri Qemal Karaosmani ndersa Dervish Bicaku shkoi si delegat i Peqinit. Qeveria e dale nga kuvendi i Vlores kishte ne perberje te saj Lef Nosin si minister i Post Telegrafeve Shefqet Daiun si shkronjes te dyte krahas Luigj Gurakuqit si shkronjes i pare dhe Ahmet Daklin si keshilltar ne Ministrine e Finances vijon historiani Kujtim Bevapi. Sipas tij emermi i patrioteve elbasanas ne qeveri ishte nje nder per zonen qe ata perfaqesonin por edhe e drejte legjitime per vendin qe zuri dhe rolin qe luajti ky qytet ne Shpalljen e Pavaresise Kombetare. Shpallja e Pavaresise ishte nje akt fatlum per Shqiperine e shqiptaret por jo per fqinjet ballkanike. Me aktin e 28 nentorit te vitit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar per te qene i bashkuar i lire dhe i pavaruar ne trojet e veta. Pavaresisht se si do te rridhnin ngjarjet me vone Kuvendi i Vlores hodhi themelet e shtetit te ri sovran shqiptar perfundon pedagogu dhe historiani i njohur elbasanas.

Shqiperia.com

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›