E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna grate Muskujt nuk tregohen ndaj nesh

Grate 1 ne 4 dhunohet brenda familjes. Protesta marshim para Parlamentit

Nje burre i vertete nuk godet - shkruhej ne nje sfond te zi te nje prej bluzave te vajzave vullnetare pjese e protestes paqesore kunder dhunes ndaj grave si per te treguar qe burreria nuk matet me femren muskujt nuk duhen treguar ndaj asaj. Dhe nje tjeter thirrje e forte vjen po prape prej tyre Fund dhunes ndaj grave TANI . Dhjetera vajza dhe gra vullnetare kane marshuar dje paqesisht perpara Parlamentit per ti thene Stop dhunes ndaj nenes motres dhe prinderve ketij fenomeni te shemtuar ushtruar brenda mureve te shtepise dhe kryesisht brenda rrethit familjar. Madje sipas te dhenave zyrtare konstatohet se dhuna ka sjelle edhe viktima.

Marshimi

Sot jemi para Parlamentit shqiptar per tu bere apel ligjvenesve qe dhuna ne familje po shkakton drama te jashtezakonshme dhe po tregon qe pabarazia gjinore ne Shqiperi nuk mund te eliminohet nese ne nuk nxjerrim fajtoret e vertete qe jane ne fytyrat e ketyre grave te vrara. Me simbolin Behu aktiv denonco dhunen ne i kerkojme ne radhe te pare prokurores se Shqiperise zonjes Ina Rama qe te thyeje heshtjen e saj - tha Sevim Arbana drejtuese e Shoqates ne Dobi te Gruas Shqiptare. Shoqatat qe lobojne per te drejtat e grave ne Shqiperi kane zgjedhur kete institucion per tu bere apel parlamentareve qe te mendojne me shume per te drejtat e grave e ne vecanti per ato qe tashme sjane me si pasoje e dhunes.

Te dhenat

Sipas shifrave zyrtare jane 900 rastet e ushtrimit te dhunes ne Shqiperi prej te cilave vetem 290 jane ne Tirane. Dhuna ne familje do te konsiderohet nje krim ne legjislacionin shqiptar. Zevendesministrja Filloreta Kodra gjate nje aktiviteti me rastin e diteve kunder dhunes ne familje ka bere te ditur edhe risite e ligjit Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare.

Ne do te fillojme punen qe ne legjislacionin tone dhuna te konsiderohet krim pra te nisin pergatitjet per ndryshime ne Kodin Penal per ta trajtuar dhunen ne familje si nje krim sic jane krimet e tjera. Ligji parashikon ngritjen e nje qendre kombetare per trajtimin e viktimave te dhunes leshimin e urdhrave te mbrojtjes per femijet dhe gjithashtu dhenia falas e ndihmes ligjore per viktimat personat e dhunuar - tha Filloreta Kodra zevendesministre e Punes.

Ministria e Punes ka celur zyrtarisht fushaten kombetare te 16 diteve te aktivizimit kunder dhunes. Gjate diteve ne vijim ajo do te vijoje ne qytete te tjera si Lezhe Pogradec dhe Gjirokaster.

25 nentor

25 Nentori u deklarua si Dita Nderkombetare kunder Dhunes ndaj Grave ne takimin e pare feminist te vendeve te Amerikes Latine dhe Karaibeve qe u mbajt ne Bogota Kolumbi nga 18-21 korrik 1981. Ne ate takim grate denoncuan sistematikisht dhunen gjinore duke filluar qe nga rrahjet brenda familjes perdhunimet e ngacmimet seksuale duke vazhduar me dhunen shteterore me torturat dhe abuzimet me te burgosurat politike.

25 Nentori u zgjodh per te perkujtuar vrasjen e motrave Mirabal Patria Minerva dhe Maria Teresa me 25 nentor 1960 nga diktatura e Rafael Trujillos ne Republiken Domenikane. Me 1999 25 Nentori u njoh zyrtarisht edhe nga Shtetet e Bashkuara si Dita Nderkombetare per Eliminimin e Dhunes kunder Grave.

Somario

Numri i rasteve te dhunes janar- shtator 2010

381 raste te dhunes brenda ambienteve familjare

272 kerkese-padi te plotesuara

247 raste - dhune e ushtruar nga bashkeshorti kundrejt gruas

16 raste - burra te demtuar nga bashkeshortet

10 raste - motra e dhunuar nga vellai

31 raste - femije te dhunuar nga prinder

12 raste - vellezer mes tyre

28 raste - prinder te dhunuar nga femijet

36 raste jane te tjere ne rrethin familjar

Arsimimi i personave qe ushtrojne dhune

67 persona me arsim fillor

137 persona me arsim nentevjecar

150 persona me arsim te mesem

18 persona me arsim te larte

Statusi

32 beqare

236 te martuar

46 te divorcuar

17 bashkejetues

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›