E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani pezullon Arjan ShetënVendimi tashmë është zyrtar dhe Sheta jo vetëm që nuk do të marrë pjesë në seancat stërvitore, por pritet të mungojë edhe në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e fundit të këtij viti, atë kundër Besës

Arjan Sheta, mbrojtësi tiranas i cili aktivizohet me Elbasanin prej dy sezonesh, është pezulluar për herë të dytë nga presidenti Arben Laze. Motivacioni i tij ish-lojtarit të Partizanit nga bosi verdhblu është mosimpenjimi në derbin e humbur me Shkumbinin (2-1) të dielën e kaluar.

Sheta, i cili më parë ka luajtur edhe në Greqi me Kalithean si dhe në Qipro me Agjia Napën, ishte autori i autogolit që prodhoi edhe avantazhi e skuadrës së Gugash Maganit në minutën e 10-të takimit.

Një ndërhyrje e rëndë ndaj një lojtari peqinase i është dukur shumë e dyshimtë presidentit të 2-herë kampioneve të Shqipërisë, Arben Lazes, i cili  ka formuluar edhe ndëshkimin.

Drejtuesit e lartë të Elbasanit ia kanë komunikuar sot përpara seancës stërvitor masën e rëndë. Vetë Arjani mungoi në stërvitjen e verdhebluve, me justifikimin se ishte i sëmurë, ndërkohë që mbrojtësi 27-vjeçar është njoftuar në mënyrë telefonike nga zyrtarët e klubit elbasanas.

Vendimi tashmë është zyrtar dhe Sheta jo vetëm që nuk do të marrë pjesë në seancat stërvitore, por pritet të mungojë edhe në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e fundit të këtij viti, atë kundër Besës.

E Marte, 23 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›