Luan Sengla, ndihmës i Agustin KolësIsh-mesfushori i njohur i Tiranës së viteve 80-90 ka qenë ndihmës i Sulejman Starovës, kur bardheblutë fituan titullin në sezonin 2004-2005

Luan Sengla është ndihmësi i Agustin Kolës në stafin teknik të Tiranës. Ish-mesfushori i njohur i Tiranës së viteve 80-90 ka qenë ndihmës i Sulejman Starovës, kur bardheblutë fituan titullin në sezonin 2004-2005. Luan Sengla ka drejtuar së fundi Olimpikun (skuadër e Kategorisë së Dytë) dhe një javë Kastriotin (Kategoria e Parë). Sengla njihet si një trajner me horizont të madh taktik dhe pritet të japë një ndihmë të çmuar Agustin Kolës.
E Marte, 23 Dhjetor 2008