E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani pret Lushnjen, fitorja e afron ne Superiore

Partizani do te kerkoje fitoren e radhes ndaj Luftetarit, per te shpresuar rikthimin sa me te shpejte ne Kategorine Superiore. Te kuqte kane nje ndeshje me pak dhe shpresojne qe te marrin maksimumin e pikeve, deri ne fund te gares. Sakaq, ndeshja e radhes, ndaj gjirokastriteve do te luhet neser, ne nje kohe kur Partizani eshte njohur edhe me rezultatet e ndeshjeve te tjera. Sot ne "Ruzhdi Bizhuta" do te luhet takimi kryesor i javes, mes vendasve dhe skuadres se Lushnjes, e cila do te percaktoje edhe ekipin qe do te ndjeke Bylisin e Ballshit, ne krye te klasifikimit. Trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti beson se me nje fitore te mundshme, ndaj skuadres rivale per t'u rikthyer ne Superiore, llogarite e elbasanasve do te jene me te lehta ne te ardhmen. Ne ndeshjet e djeshme te Kategorise se Pare, Bylisi siguroi nje fitore te cmuar ne Librazhd, ndaj Sopotit. Ecuria e skuadres se drejtuar nga Ilir Spahiu tregon se eshte pa Bylisi diskutim skuadra me e mire ne kete kategori. Ballshiotet jane ne pritje qe ta sigurojne matematikisht pjesemarrjen ne Superiore. Nga ana tjeter, Sopoti i Librazhdit, me disfaten e radhes, e sheh gjithmone e me te veshtire qendrimin ne Kategorine e Pare.

Kategoria e Pare
Java e 21-te
Dje
B. Sport - Ada 2-0
Skrapari - Turbina 1-0
Sopoti - Bylis 0-2
Gramshi - Pogradeci 1-0
Burreli - Beselidhja 2-2
Memaliaj - Kamza 0-1
Sot
Elbasani-Lushnja (B. Pashaj)
Neser
Partizani-Luftetari (Jorgji)

Kategoria I
Klasifikimi N P
Bylis 21 53
Elbasani 20 41
Lushnja 20 39
Ada 21 37
Kamza 21 37
Pogradeci 21 33
Partizani 19 32
B. Sport 19 27
Luftetari 20 26
Burreli 19 25
Gramshi 21 24
Beselidhja 21 18
Memaliaj 21 17
Turbina 20 16
Skrapari 20 15
Sopoti 20 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›