E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenoa paralajmeron Interin per surpriza ne "San Siro"

Interi shpreson te fitoje sot ndaj Xhenoas, me qellim qe te mos ngushtoje diferencen ne krye te Seria A, me ekipin rival, Milanin dhe ekipin e Romes, qe jane ndeshur me njera-tjetren nje dite me pare. Ndeshja mes vendit te dyte dhe te trete pritej qe te percaktonte edhe skuadren qe do te ndiqte zikalterit ne klasifikim. Pas perballjes se djeshme dhe pas tre barazimeve pa gola, Interi shenoi nje fitore, 3-2 ndaj Udinezes.
Xhenoa ndodhet ne vend te nente ne klasifikimin e Seria A dhe do te luaje ndaj Interit, pas nje rezultati surprize plot gola me Bolonjen, 3-4. Nje ish- lojtar i Interit i cili aktivizohet aktualisht me Xhenoan, Suazo beson se ne perballjen e sotme mbrojtja duhet te mos perserise gabimet e javes se shkuar dhe ne nje rast te tille ai beson se do te arrihet triumfi i deshiruar. "Ne duhet te menaxhonim tre golat qe shenuam ndaj Bolonjes, por nuk ia dolem mbane. Me ka ardhur vertet shume keq, sepse meritonim nje rezultat tjeter. Megjithate humbja mendoj se do ta ndihmoje ekipin per te qene me kerkues ne ndeshjet e tjera, keshtu qe shoh mundesine e nje rezultati pozitiv ndaj Interit, - shprehet Suazo- Interi ka ndertuar nje skuader shume te forte por, nese ne do te mundemi qe te luajme kunder tyre, edhe si ndaj Bolonjes pa bere gabime ne mbrojtje, jam i sigurt se do te leme stadiumin "San Siro" me nje rezultat pozitiv". Lojtari i ekipit kombetar te Hundurasit eshte huazuar te Xhenoa ne muajin janar pasi nuk arriti dot qe te zinte vend ne formacionin e zikalterve, por thekson se ka deshire qe te kthehet serish pas te skuadra e tij. -"E gjithe eksperienca eshte pozitive dhe une kam mesuar shume nga menyra se si Interi me ka trajtuar. Nuk duhet te kisha zgjedhur ekipin e Interit, megjithate jam i lumtur qe tani jam pjese e Xhenoas". Hoze Murinjo do te kete ne dispozicion ne kete ndeshje te gjithe lojtaret e tij, shume prej te cileve kane munguar sepse ishin grumbulluar me ekipet e tyre kombetare. Davide Santon dhe Kristian Kivu jane te dy te demtuar. Dejan Stankovic ka te ngjare qe te luaje ne mesfushe, ne vend te Esteban Kambiasos. Uesli Shnajder do te jete ne qender te mesfushes dhe prane tij pritet te luaje ne rolin e zakonshem edhe Mario Baloteli.

Seria A
Fiorentina - Juventus
Roma - Milan
Atalanta - Udineze
Bolonja - Napoli
Bari - Kievo
Palermo - Livorno
Siena - Parma
Sampdoria - Lacio
Kaljari - Katania
Inter - Xhenoa
Bolonja - Sampdoria

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›