E Diel, 1 Nëntor 2026

Valencia: Mos me krahasoni me Kristiano Ronaldon

Antonio Valencia ka hedhur poshte krahasimet e fundit mes tij dhe ish-lojtarit te Mancester Junajtid, Kristiano Ronaldos. Lojtari ekuadorian qe luan ne krah te mesfushes se "Djajve te Kuq" kaloi ne "Old Tratford" pas shitjes se Ronaldos per te Reali i Madridit dhe eshte duke kaluar aktualisht forme te shkelqyer. Performanca e tij ne finalen e "Carling Cup" e ktheu Valencian ne lojtarin me te mire ne fushe. - "Kristiano eshte nje super-yll dhe une jam Valencia, nje lojtar qe meson cdo dite", - theksoi ai per "The Sun". Nuk deshiroj te me behen krahasime me te, sepse ne jemi lojtare te ndryshem. Ajo qe dua te them eshte se une jam i lumtur me punen time dhe e di se cdo dite duhet te zhvilloj nje beteje te forte, per te ruajtur vendin ne formacion. Nuk eshte e lehte qe te mbash vendin e titullarit, por kjo eshte sfida ime", - shtoi Valencia. Gjithsesi, 24- vjecari nuk mendon se ai eshte duke kaluar aktualisht momentin me te mire ne karriere. Merite per ecurine e deritanishme ka pasur trajneri Aleks Ferguson, i cili i ka dhene besimin e duhur trajnerit anglez. - "Jam duke perjetuar momentet me te mira. Gjithmone kam enderruar qe te jem ne nje klub te madh dhe te fitoj tituj kampione. Tani ia kam dale mbane, teksa kam permbushur kete enderr te Mancester Junajtid, - eshte shprehur Valencia, - sinqerisht, nuk e meritoja qe te isha vetem une njeriu i ndeshjes finale te "Carling Cup", sepse suksesi iu perket te gjitheve". Ai shton: - "Jam pjese e Mancester Junajtid, fale besimit te trajnerit Aleks Ferguson. Trajneri ka insistuar qe te me kete ne skuader dhe kjo ka qene surpriza me e madhe per mua". Mancester Junajtid do te luaje sot ndaj Viganit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›