Topi apelon Ne 8 Maj te mos jemi indiferente por kontribues me vote per te ardhmen
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot në Presidencë një takim me një grup të madh studentësh të Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës, si dhe me studentë të universiteteve të tjera publike dhe private të vendit, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.
Pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi me të rinjtë studentë, që u zhvillua në formë bashkëbisedimi, Presidenti i Republikës i përgëzoi të rinjtë studentë, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, duke vendosur në këtë mënyrë për herë të parë mendimin e tyre mbi politikën e partitë politike, dhe të zgjedhurit vendorë.
Ndërsa vetë studentët shprehën kërkesën që të rinjtë dhe e ardhmja e tyre duhet të trajtohen me përparësi në programet zgjedhore të partive politike, ndërkohë që duhet të shmanget aktivizimi pa kriter i tyre, për të mbushur sallat apo mitingjet elektorale.
”Sot jemi në një moment kur demokracia na ka dhënë shanset që të votojmë të lirë.
Përkundrazi, sot ne i inkurajojmë që njerëzit të shkojnë të marrin pjesë në votim, sepse për fat të keq, shpesh herë ka edhe indiferencë.
Indiferenca, unë nuk mendoj që shkon tek ata njerëz që janë të formuar. Shkon tek njerëzit që duket sikur fatin e tyre e kanë në dorë të tjerët.
Këtë e kemi konstatuar edhe në eksperiencën tonë politike, edhe si qytetarë të thjeshtë, edhe në pozicione institucionale.
Duket sikur fatin tonë e kanë në dorë të tjerët. Jo, fatin tonë e kemi në dorë ne! Fatin e vet e ka në dorë çdo individ, çdo shoqëri në demokraci.
Kjo është arsyeja që brezi juaj duhet të dijë ta vlerësojë jo thjesht ditën kur zhvillohen zgjedhjet, por duhet të dijë të arsyetojë dhe ta shfrytëzojë këtë periudhë, sepse do keni rast.
Nuk jeni ju që do t’i kërkoni, janë vetë kandidatët që do t’ju kërkojnë, sepse ky është rregulli i partive politike. Atë që nuk e bënë në shumë raste për 4 vjet, kërkojnë ta bëjnë në mënyrë shumë intensive brenda një muaji”, u tha ai studentëve.
Duke përfunduar se “ne të gjithë së bashku nuk duhet të jemi thjesht konsumatorë të mesazheve politike, duhet të jemi kontribues”.
“Të jeni aktivë, të jeni pjesëmarrës, sepse në fund fare bilanci i zgjedhjeve shkon dhe kalkulohet tek partitë. Por, bilancin real të atyre që i ofrohen qytetarit, sigurisht që është qytetari ai që e bën, ai që merr produktin e një vizioni politik konkret apo një vizioni politik demagogjik.
Kështu që, më lejoni që, duke ju uruar sinqerisht për këtë mundësi që juve do të shpalosni në datën 8 maj, të jeni edhe shpërndarës të një mentaliteti të ri që me ardhjen e gjeneratave të reja, do të bëjë të mundur që, edhe politika, edhe jeta sociale në Shqipëri, të përmirësohen!”, u tha ai më pas atyre.