Elbasan, u arrestua për dy vrasje, 32-vjeçari del i pafajshëm
ELBASAN- "Nuk dua lëmoshë nga shteti, dua vetëm që të vihet drejtësia në vend dhe djali im të mos cilësohet vrasës". Kështu shprehet për "Gazetën Shqiptare" 67-vjeçari Çerçiz Jaçe, babai i 32-vjeçarit Arben Jaçe, i arrestuar dy herë për dy vrasje, për të cilat më vonë ka dalë i pafajshëm. Babai i Arbenit rrëfen momentet kur djali i tij është arrestuar dy herë nga policia për dy vrasje të bëra në qytetin e Elbasanit.
"Djali im nuk ka lidhje me ato vrasje", - pohon 67- vjeçari. Arben Jaçe është arrestuar në gusht të vitit 2009 si autori i dyshuar për vrasjen e Roland Rexhepit në Elbasan, por vetëm 9 muaj më vonë, 32-vjeçari doli i pafajshëm për këtë vrasje. "Gjykata e nxori djalin të pafajshëm vetëm pas 9 muajsh burg dhe na dha dëmshpërblim, por ne nuk duam lekë", - pohon Çerçiz Jaçe.
Ai rrëfen se djali i tij është arrestuar edhe në gusht të vitit 2012, për vrasjen e dyfishtë të Gentian Beqirit dhe babait të tij, Nezirit. "Edhe për këtë vrasje djali im qëndroi në burg afro 10 muaj dhe më pas doli i pafajshëm", - sqaron 67-vjeçari. Tani ai do vetëm që drejtësia të vihet në vend dhe që familja e tij të mund të rrijë e qetë.
Si ka lindur e gjithë kjo histori?
Gjithçka ka nisur që në vitin 2009, kur djalin tim Arbenin e arrestuan për një vrasje të bërë në Elbasan. Bëhet fjalë për vrasjen e Roland Rexhepit në gusht të vitit 2009, për të cilën policia arrestoi djalin tim.
Për ç'arsye arrestuan djalin tuaj?
Arbeni ka një servis në zonën e Unazës në Tiranë dhe në motorin që u gjet në vendin e ngjarjes, u gjetën shenjat e gishtërinjve të djalit tim, sepse atë ditë motori ka qenë për t'u riparuar në servis dhe normal që do kishte shenjat e gishtave të Arbenit. Mjaftoi vetëm kaq dhe policia arrestoi djalin tim. Arbeni qëndroi në burg për afro 10 muaj dhe më pas gjykata e nxori të pafajshëm, pasi u bënë të gjitha provat që duheshin. Pas kësaj na dhanë një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh të vjetra, që akoma nuk i kemi marrë. Por, pak rëndësi ka kjo, sepse ne nuk duam lëmoshë, por duam që djali im të dalë nga këto histori, me të cilat nuk ka lidhje.
Po vrasja e dytë, kur ndodhi?
Vrasja e dytë ka ndodhur në gusht të 2012-ës, ku u vranë Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan, të cilët ruheshin nga forcat e policisë. Mbaj mend që isha në ballkonin e shtëpisë, kur erdhi policia dhe më tha që do merrnin pak djalin. Na morën të gjithëve në polici dhe aty morëm vesh se djali im akuzohej se kishte vrarë dy persona.
Ku bazohej policia për këtë arrestim?
Gentian Beqiri ruhej nga policët poshtë pallatit dhe dy efektivët që e ruanin, kur janë marrë në pyetje kanë vënë gishtin mbi fotografinë e djalit tim. Kaq ka qenë. Më pas, të njëjtët policë kanë ndryshuar dëshminë dhe kanë thënë se nuk e njihnin djalin tim, ashtu siç u vërtetua se të gjitha dëshmitë që u dhanë në gjyq dhe që akuzonin djalin tim ishin të gjitha të rreme. Djali im qëndroi në burg 10 muaj dhe doli në maj të këtij viti. Por, ne ende nuk kemi rënë në qetësi, sepse Prokuroria e Elbasanit e ka apeluar vendimin e gjykatës, sepse duan që të bëhen hetime të tjera. Unë nuk e kuptoj se pse prokuroria dhe policia duan patjetër që ta nxjerrin djalin tim si vrasës. Djali im nuk ka bërë asgjë. Unë kërkoj që drejtësia të zbardhë të vërtetën dhe familja ime të mund të jetojë e qetë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)