E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, 3 operacione policore, kapen 55 klandestinë

GJIROKASTËR- Policia në pikën kufitare të Kakavijës bën me dije se ka kapur 55 klandestinë, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani.

Këta shtetas, që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë janë kapur gjatë tre operacioneve të ndryshme policore.

Operacionet u realizuan gjatë natës dhe u drejtuan nga dr.kufirit Admir Abrija. Në vendin e quajtur Peshkëpi u kapën 16 klandestinë, në Vrisera 21 të tjerë dhe 18 klandestinë u kapën në Kakavijë.

Policia bëri me dije se klandestinët u arritën të evidentoheshin përmes pajisjeve logjistike, kamera dhe dylbi termike të dhuruara nga Ambasada Amerikane.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›