E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eleminatoret per Euro 2012 ne mbremje Luksemburg- Shqiperi

 E detyruar të fitojë për të qëndruar në garë për një vend nderi në grupin D eliminator të Euro 2012, kombëtarja shqiptare do të zbresë në orën 20:15 në transfertën e Luksemburgut. Kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe vijnë në këtë sfidë pas humbjes 2-1 kundër Francës dhe me misionin për të përsëritur pjesën e dytë të ndeshjes me “Gjelat’ e Laurent Blank. 
Gjithsesi, tekniku kroat nuk parashikon asgjë të lehtë, me vendasit që besojnë se Shqipëria është shansi i vetëm për të marrë pikë në këto eliminatore. Po ashtu, Kuzhe duhet të bëjë në këtë transfertë me shumë mungesa në mbrojtje ku Cana, Dallku dhe Lila janë të pezulluar, ndërsa Curri i dëmtuar. Për këtë arsye, trajneneri kuqezi duhet të eksperimentojë në mbrojtje, por në të njëjtën kohë të mbajë në presion kundërshtarin me një modul sulmues që nga minuta e parë. 

Seanca e fundit stërvitore përpara ndeshjes ka zbuluar strategjinë e Kuzhes, i cili ka provuar një skemë me tre sulmues. Porta do t’i besohet sërish Ujkanit, ndërsa hapësirat në qendër të mbrojtjes do të mbyllen me Telin dhe Veliun, ndërsa në krahë do të luajnë Vangjeli e Agolli. Mesfusha do të jetë tërësisht e mbështetur te eksperienca e kapitenit Lala, Skelës dhe Duros që kthehet titullar, ndërsa detyra për të dërguar topin në rrjetë do të jetë e Bogdanit, Salihit dhe Kapllanit, të cilët formojnë “tridhëmbëshin” kuqezi në repartin ofensiv. 

Me këtë skemë Kuzhe dhe kombëtarja shqiptare do të kërkojnë fitoren në tranfertën e Luksemburgut, një përballje vendimtare përpara dy sfidave të fundit në grupin D, kundër Francës në Partis dhe Rumanisë në Tiranë. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›