E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e punes Obama ne Detroit me plan ambicioz

Legjenda e muzikës soul  Aretha Franklin shërbeu si prelude në ceremoninë e mbajtur në Detroid me rastin e  Ditës së Punës  në kuadër të fushatës për rikandidim të presidentit Obama. Në fjalimin para anëtarëve të sindikatave,  para 13,000 personave  në parkingun e General Motors ai foli për planet ambicioze për rimëkëmbjen e ekonomisë por dhe punën e  bërë deri tani nën vizionin e ëndrrës amerikane.

"Ne po luftojmë për punë të mira, me paga të mira. Ne po luftojmë për kujdesin shëndetësor që  ju merrni kur jeni sëmurë. Ne po luftojmë për një pension të sigurt, edhe në qoftë se ju nuk jeni të pasur. Ne po luftojmë për një shans përfëmijët tanë që ata të kenë një jetë më të mirë se ne . Kjo është ajo që ne kemi bërë për ti rikthyer sigurinë klasës së mesme , për të rindërtuar ekonominë sipas mënyrës së amerikanëve, bazuar në ndershmëri dhe drejtësi me rregulla të njëjat për  të gjithë që nga Ëall street deri në main street, një ekonomi ku puna e lodhshme shpaguehet por jo manipulimi i sistemit dhe ku të gjithë e kanë shansin të prekin ëndrrën amerikane ", tha Barak Obama president i SHBA.

Obama foli dhe për propozimin  e parashikuar për shpenzime në infrastrukture dhe reduktim të  taksave  mbi pagën si pjesë e  paketës që  vetë ai do të  shpalosë para kongresit për të nxitur krijimin e më shumë vendeve të punës. Presidenti amerikan Barack Obama synon që gjendjen e rëndë në tregun e punës ta përmirësojë me meremetimin e rrugëve  dhe urave si dhe uljen e tatimeve në rroga. Raporti i Departamentit të Punës i publikuar  javën e kaluar  theksoi  se nuk ishin hapur vende të reja pune ndërsa papunësia mbetej në nivelin e 9.1% edhe gjatë muajit gusht. Të enjten Obama do të mbajë një fjalim para të dy dhomave ku do të paraqesë planet për rimëkëmbjen ekonomike. Festimi i përvitshëm i ditës së  punës tradicionalisht shënon fundin e stinës së verës, por njëkohësisht është dita kur nderohet kontributi i punonjësve tek mirëqenia ekonomike dhe sociale e vendit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›