E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez për Argjentinën: Po keqtrajtohemi

Carlos Tevez, sulmuesi i Manchester City dhe kombëtares argjentinase, kritikoi trajtimin që i bëhet futbollistëve argjentinas kur luajnë me fanellën e kombëtares.

“Të luash me kombëtaren ditët e sotme të ul prestigjin sepse nëse nuk fiton e ke keq punën. Nuk mund të arrihet në këto nivele. Unë nuk shqetësohem për gjërat që thuhen për mua, por kam familje dhe ata dëgjojnë. Ky është keqtrajtim”, shprehet Tevez në një intervistë për "Fox Sportsë.

“Të gjithë duam të fitojmë trofe me Argjentinën, por nuk kemi mundur të kemi sukses dhe për këtë kritikohemi. Nuk po them që nuk duhet të kritikohemi, por të thuash se një lojtar humbi penalltinë për të shkarkuar trajnerin është keqdashje”, ka thënë mes tjerash sulmuesi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›