E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonezet kampione. Mundin ne finale amerikanet

Japonia ka fituar Kupën e Botës në futbollin e femrave për herë të parë, duke mundur 3-1 me penallti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sukses historik për skuadrën japoneze, e cila do të tregohej më e saktë në goditjen e 11-metërshave, ndryshe nga lojtaret amerikane që do të dështonin në objektivin për të fituar trofeun më të rëndësishëm megjithëse do të kalonin dy herë në avantazh.

Triumfi i Japonisë në Botërorin 2011 të zhvilluar në Gjermani merr më shumë vlera sidomos pas vështirësive të mëdha për t’u kualfikuar si pasojë e tërmetit dhe tsunamit që tronditi vendin në muajin mars. Gjithsesi, kombëtarja japoneze arriti jo vetëm të sigurojë një vend në finalet e Kupës së Botës për femra, por arriti të fitojë trofeun pas fitores me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një ndeshje dramatike.

Skuadra amerikane do të kalonte e para në avantazh, por do të barazohej nga Japonia, e cila do të mbyllte në shufrat 1-1 kohën e rregullt. Në kohën shtesë SHBA do të shënonte sërish e para, por edhe një herë japonezet do të barazonin për të dërguar finalen në gjuajtjen e penalltive ku dhe do të tregoheshin më të sakta se kundërshtaret e tyre. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›