E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elez Gjoza Do te mbeshtes zerat qe nuk jane degjuar kurre

Aleanca per Qytetarin Kandidati i mazhorances per njesine bashkiake nr. 2 shpalos programin

Elez Gjoza eshte kandidatura e koalicionit Aleanca per Qytetarin dhe vjen si nje kandidature e Levizjes Socialiste per Integrim e mbeshtetur nga Partia Demokratike. Ne lidhje me betejen elektorale Gjoza shprehet i sigurt ne fitore duke e quajtur kete nje sfide te ngjashme me shume te tjera qe ka kaluar ne jete.

Cilat jane ne kendveshtrimin tuaj problematikat kryesore te njesise numer 2

Kjo eshte nje njesi e madhe me banore vendas dhe te ardhur kryesisht pas viteve 90. Por eshte edhe nje njesi me nje sere problematikash te cilat jane rrjedhoje e keqfunksionimit te administrates se kesaj njesie si dhe keqperdorimit te fondeve dhe taksave te qytetareve. Si nje nder problematikat kryesore te kesaj njesie mund te permendim infrastrukturen akset kryesore rrugore jane te pamirembajtura ndersa akset dytesore jane teresisht te paasfaltuara. Po keshtu mund te permendim parkingjet e pastrukturuar dhe te paket ne numer te cilet kane sjelle trafikun e mbingarkuar ne zone. Nga ana tjeter problematike eshte situata me sistemin e kanalizimeve i cili eshte i pasistemuar. Sherbimi urban nuk i ploteson teresisht nevojat e qytetareve pasi vendqendrimet e tij jane shume larg banesave kjo si pasoje e mungeses se rrugeve te paasfaltuara. Ne kete zone vendet e mbeturinave jane te pakta apo joekzistente dhe kjo ka cuar ne ndotjen e hapesirave te gjelbra. Po keshtu joekzistente jane edhe terrenet sportive per te rinjte dhe ambientet clodhese per moshen e trete. Nga ana tjeter ka mungesa ne infrastrukturen arsimore ku kopshtet cerdhet shkollat publike jane te mbingarkuara dhe ne distance te larget nga periferia. Po keshtu nuk ekziston asnje biblioteke ne gjithe njesine. Ka ecuri te ngadalte ne procesit te legalizimeve gje qe krijon premisa per konflikte pronesie dhe pasiguri tek banoret.

Cili eshte programi juaj dhe alternativat per zhvillimin e kesaj zone te rendesishme te kryeqytetit

Si pika te programit tim per kete zone mund te permend permiresimin e metodes se punes ne administraten e Bashkise rritjen e kompetencave dhe operativitetit dhe menaxhimin transparent te taksave te qytetareve sherbimin e shpejte dhe te denje per te gjithe qytetaret pa dallim. Nga ana tjeter objektiv kryesor kam nxitjen e biznesit te mesem dhe te vogel nepermjet konkurrences se ndershme uljen e taksave dy deri ne pese here krijimin e kushteve te favorshme brenda hapesirave ligjore shmangien e burokracise dhe ne bashkepunim me Bashkine e Madhe te sigurojme hapjen e sa me shume vendeve te reja te punesimit. Ne kete kuader prioritare do te jete hapja e bizneseve te reja nepermjet kredive te buta dhe afatgjata. Po keshtu nepermjet miradministrimit te te ardhurave do te ngrihet sektori i projekteve me te cilat ne do konkurrojme ne pushtetin qendror prane donatoreve prane dhomave te biznesit vendase dhe te huaja per te siguruar te ardhurat financiare per realizimin e ketyre objektivave Ndertimin e shkollave cerdheve dhe kopshteve publike terreneve sportive per te rinjte ndihmese ne finalizimin e projektit te Unazes se Madhe e cila do e lehtesoje shume trafikun e qytetit asfaltimin e rrugeve dytesore dhe periferike krijimin e ambienteve clodhese per moshen e trete. Nga ana tjeter nepermjet miradministrimit te te ardhurave bashkiake synohet te permiresohet sistemi i kanalizimeve sistemi i furnizimit me uje dhe energji elektrike ndricimin gjelberimin si dhe te shtohet perkrahja sociale per shtresat ne nevoje.

Nga e prisni mbeshtetjen me te madhe nga elektorati i majte apo i djathte i zones

Politika dhe ideologjia e punes sime nuk do te jete ajo e kundershtareve te mi politik. Keto zgjedhje nuk jane zgjedhje politike apo partiake keto jane zgjedhje per pushtetin vendor per qytetarin. Per kete arsye une kam ndermarre nje tur takimesh per tu njohur me qytetaret e kesaj njesie per tu njohur me cdo problem qe kane duke shkelur cdo cep te zonave urbane dhe nderurbane me probleme ne infrastrukture dhe legalizime. Te gjitha keto takime dhe ture njohese i kam ndermarre jo per te pasur mbeshtetjen e nje elektorati te caktuar por per te pasur mbeshtetjen e plote te qytetareve. Te atyre qytetareve te pakenaqur nga pushteti aktual te qytetareve ne nevoje zeri i te cileve nuk eshte degjuar kurre. 
Cili eshte mendimi dhe vleresimi juaj per kundershtarin politik ne kete gare vendore 
Une mendoj te perballem me kundershtarin tim per kete mandat jo nepermjet akuzave personale por duke ballafaquar programet dhe objektivat e parashtruara nga une pak me siper. Une e mirepres ate ne garen elektorale me ide te qarta me vizione te shumta dhe me energjine e nje sportisti kampion dhe nje menaxheri te suksesshem me vendosmerine e nje njeriu qe nuk i shmanget problemeve por i shkon atyre deri ne fund me zgjidhjen me te mire. Ne jete jam perballur me shume sfida ndaj edhe kjo eshte nje nga sfidat qe do kapercej me sukses dhe fitore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›