E Diel, 1 Nëntor 2026

Artemon Cukalla Me 8 maj do te tojne ata qe ndertojne jo ata qe bllokojne

Aleanca per te ardhmen Kandidati i Aleances per te Ardhmen tregon problematiken e zones

Artemon Cukalla eshte kandidati i cili perfaqeson opoziten ne njesine bashkiake numer 2 e cila eshte edhe njesia me e madhe per sa i perket territorit ne Tirane. Cukalla vjen si nje zgjedhje e re e socialisteve per kete zone pas nje mandati katervjecar qe nen kete sigel mbajti Perparim Bodinaku.

Cila eshte arsyeja qe vendoset te perfshiheshit ne nje gare elektorale per pushtetin vendor nen siglen e Partite Socialiste

Duke e konsideruar politiken si nje sherbim qytetar une vendosa te hyj ne kete gare edhe pse jam prej vitesh si aktor politik dhe sidomos si aktivist qytetar. Ne kete moment une thjesht vendosa qe te dal ne rresht te pare qe te jap me shume kontribut per forcen politike qe perfaqesoj dhe te ve ne dispozicion te komunitetit eksperiencen time profesionale politike dhe sidomos ate qe i mungon shume marredhenies me qytetarin marredhenien njerezore. Dhe mbi te gjitha mendoj se ne kete moment krize morale te politikes se djathte te mbajtur nga patericat e ricikluara nga e majta. Ndaj eshte detyre e cdo aktivisti politik te vihet ne sherbim te qytetarit per te cuar perpara ato parime qe nuk e kane lene vendin te integrohet ne Europe. Se treti jam i majte dhe eshte nje detyrim perpara elektoratit te majte dhe fitues te zones sime qe te paraqes nje alternative te re me vitalitet ne sfidat e medha qe e presin kryeqytetin qe rritet e zhvillohet perdite.

Cilat jane problemet me te medha qe sipas jush has kjo njesi bashkiake sot

Problemet e medha qe ka komuniteti i njesise sime jane te shumellojshme. Pavaresisht punes se pakrahasueshme te bere nga 11 vjet qeverisje lokale e se majtes ne dy vitet e fundit per shkak te bllokimit te keshillit bashkiak nga aleanca PD-LSI shume projekte kane ngelur ne mes. Ja vlen per tu permendur ato qe lidhen me infrastrukturen rrugore sidomos ne zonen informale dhe ate te Saukut kjo pasi zona ka nje shtrirje te madhe probleme te sherbimeve sociale tregjet publike sistemimi rregullimi dhe rritja e kapaciteteve te tyre krijimi i nje tregu te ri per produktet bujqesore ndertimi i shkollave te reja pasi ne kete njesi e cila banohet prej rreth 80000 banoresh ka nje mungese te theksuar shkollash te mesme dhe nje mbipopullim te theksuar shkollash tetevjecare ose ato qe ndodhen larg qendrave te banuara permiresimi i ndricimit rrugor probleme te ujesjelles-kanalizimeve qe fatkeqesisht po keqmenaxhohen nga ndermarrja perkatese. Ju kujtoj zonen e Saukut qe edhe pse u ndertua rrjeti i ri nuk arrin te furnizohet me uje as ne dimer ndertimi i kendeve sportive dhe rritja e siperfaqeve te gjelbra sistemimi i hapesirave publike ne funksion te shnderrimit ne miniambiente clodhese argetuese per te gjitha grup-moshat Organizimi i bashkejeteses se banoreve ne konvikte ne baze te ligjit perkates ose krijimi i asambleve te banesave ne bashkepronesi. Organizimi i Sherbimeve ne Zyrat e Njesise Bashkiake. Ndarja e punes e kompetencave dhe e pergjegjesive perkatese. Thithja periodike e mendimit te te qeverisurve per permiresimin e sherbimeve te zyrave te njesise. Afatizimi i pergjigjeve ndaj kerkesave te qytetareve stimulimi periodik i te dalluarve ne sherbimin e mire ndaj qytetareve. Mirembajtja e pasurise se perbashket te komunitetit.

Cili eshte programi juaj per kete zone cilat jane projektet qe doni te zhvilloni

Mendoj se zhvillimi i kryeqytetit dhe vizioni im per te nuk do te mjaftonte ne nje interviste per ti thene te gjitha. Dhe pikerisht sepse ne kemi nje vizion te qarte per ate cfare duam dhe kemi dhene prova per ate qe jemi te zote te bejme jemi gjithashtu te sigurt qe fitorja me 8 maj do te jete per ata qe punojne per komunitetin dhe jo per ata qe kane dy vjet qe vetem bllokojne investimet ne dobi te komunitetit. Vazhdimesia do te jete motoja jone dhe sherbimi ndaj qytetarit motiv i vetem qe na shtyn te jemi ne gare.

Cili eshte mendimi juaj per kandidatin rival ne kete beteje elektorale

Une nuk kam kandidat rival kam perballe vetem problemet e qytetareve dhe me to kam sfiden. Per dua te luftoj dhe te arrij sukses.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›