Elhaida Dani drejt gjysmëfinales

Gara për talente në muzikë, "The Voice of Italy", vazhdon sonte, me një tjetër fazë eliminuese.
Do garojnë tre konkurrues të grupit të çdo anëtari të jurisë, e nga këta do të shkojnë në gjysmëfinale vetëm dy: një do të shpëtohet nga publiku e një nga profesori i grupit.
Këngëtarja e talentuar shqiptare, Elhaida Dani deri tani ka kaluar me sukses fazat e garës. Falë zërit të saj të bukur ka bërë për vete të gjithë, anëtarët e jurisë e publikun. Që ajo të shkojë në gjysmëfinale, varet edhe prej publikut televiziv.
Për Elhaidën mund të votohet vetëm ndërsa janë në skenë konkurrentët e grupit të Cocciantes, ku bën pjesë edhe ajo, dhe jo gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, njofton BW. Praktikisht, votohet nga çasti kur nis të këndojë i pari nga konkurrentët gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, deri kur përfundon performanca e të fundit të grupit.
Nese Elhaida do të jetë një ndër 8 gjysmëfinalistët e ardhshëm, do te kuptohet ne emisionin qe fillon në orën 21:05 në RAI2.
12 këngëtarët akoma në garë:
Skuadra Cocciante: Elhaida Dani; Mattia Lever e Lorenzo Campani.
Skuadra Carrà: Veronica De Simone; Emanuele Lucas e Manuel Foresta.
Skuadra Noemi: Giuseppe Scianna; Diana Ëinter e Silvia Capasso.
Skuadra Pelù: Francesco Guasti; Cristina Balestriere e Timothy Cavicchini. /Indeksonline/